Marsh kundër përdorimit të gazit lotsjellës në protestë

Shqipëria

Marsh kundër përdorimit të gazit lotsjellës në protestë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 14:23
Pamje nga marshi

Marshohet kundër përdorimit të gazit lotsjellës në protestë.

Një ditë pas protestës së opozitës ku qytetarët u përballën me gaz lotsjellës të përdorur nga forcat e policisë për të shpërndarë turmën në momentin që protestuesit thyen traun e hyrje-daljeve të automjeteve në godinën e zbrazët të seancave plenare, pamja e një vajze të vogël që mbulonte fytyrën për t’i shpëtuar gazit lotsjellës, është kthyer në simbolin e një marshimi të Forumit Rinor Demokratik.

Me fotografinë e vajzës të printuar në bluza dhe vogëlushe të veshura me maska kundra-gazit, në shenjë simbolike zonjat marshuan nga selia blu, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe drejt sheshit Skëndërbej, ku zhvillohen festimet e Ditës së Verës, të spostuara nga dita e enjte në ditën e shtunë, për shkak të motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat