“Edi Rama shtrohet në spital, pëson parainfarkt”

Shqipëria

“Edi Rama shtrohet në spital, pëson parainfarkt”

Nga: Z.B Më: 17 mars 2019 Në ora: 19:01
Edi Rama

 Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, përmes një statusi  në Facebook, shprehet se, kreu i qeverisë ka përfunduar në spital pas protestës së djeshme të opozitës, përcjell "Bota sot"

Ai ka shkruar se,i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.

Postimi i plotë :

Rama përfundon në spital pas 16 marsit

Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.

Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.

Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij. 
Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.

Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.
Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat