Protestuesit e “Astirit” djegin goma, paralajmërojnë përshkallëzim

Shqipëria

Protestuesit e “Astirit” djegin goma, paralajmërojnë përshkallëzim

Më: 17 mars 2019 Në ora: 20:25
Foto

Ata vijojnë të mbajnë qëndrimin se qeveria Rama duhet të tërhiqet nga projekti i Unazës së Madhe të kryeqytetit, projekt i cili u përfshi nga skandali dhe pritet të hedhë në tokë shumicën e shtëpive të atyre që kanë dalë në protestë.

Këtë të dielë banorët i kanë vënë glakën një gomë makine dhe kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

Krah protestuesve ka qenë dhe ish deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili i është referuar protestës së djeshmte të opozitës duke kërkuar sërish largimin e Ramës nga posti i kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat