Korrupsioni në Shqipëri: Kërkohet pastrimi politik

Shqipëria

Korrupsioni në Shqipëri: Kërkohet pastrimi politik

Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:06
Foto

E ardhmja e Shqipërisë është çështja që i shqetëson njerëzit, pasi procesi politik lëviz në ujërat e pazbuluara.

Nga John Psaropoulos

Partia Demokratike dhe gjithë opozita shqiptare mbajtën protestën e tyre të fundit kundër sistemit politik të korruptuar, siç e quajnë ata.

Opozita bën thirrje për zgjedhje të parakohshme, dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe që qeveria të mos kontrollohet nga trafikantët e drogës.

Protesta e të shtunës është ngjarja më e fundit e një strategjie politike që e ka lënë Parlamentin të paplotësuar, që kur opozita vendosi të djegë mandatet e deputetit në grup.

Opozita deklaron se demokracia në vend është shkatërruar, sepse qeveria kontrollohet nga paratë e krimit dhe të drogës.

“Zgjedhjet janë blerë, sistemi gjyqësor e policia kontrollohet nga këto para. Shteti është kapur nga krimi i organizuar”, deklaron kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Një çështje tjetër që i shqetëson shqiptarët është emigracioni masiv. Me mijëra kanë lënë shqipërinë për të kërkuar azil në vendet e BE-së.

John Psaropoulos i Al Jazeera raportoi nga Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat