Mirditë, protestë kundër HEC-eve. Banorët: Nuk u konsultuan me ne

Shqipëria

Mirditë, protestë kundër HEC-eve. Banorët: Nuk u konsultuan me ne

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:38
Foto

dërtimi i dy HEC-eve mbi lumin e Urakës, në Selitë të Mirditës, ka ngritur në protestë banorët e zonës.

Ata kundërshtojnë vendimin duke argumentuar se, këto projekte dëmtojnë rëndë natyrën dhe të gjithë ekosistemin e kësaj zone.

Sipas banorëve, vendimet për ndërtimin e HEC-eve janë marrë dhe nënshkruar në mungesë të transparencës me komunitetin vendas, ndaj janë të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar zbatimin e këtyre projekteve.

Ish-kryetari i Komunës së Selitës, Viktor Gjikolaj thotë se në këtë zonë janë dhe 5 monumente kulture. Sipas tij, ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Urakë dëmton rëndë turizmin, ndërsa shton se çështjen do ta referojnë në gjykatë.

Përgjatë lumit të Urakës janë disa kanione. Komuniteti i kësaj zone ka nënshkruar edhe një peticion, i cili do t’u dërgohet institucioneve me një kërkesë të vetme: atë të anulimit të këtyre projekteve.

Në mbështetje të tyre ka dalë edhe Dioqeza e Rrëshenit, ipeshkvi i së cilës, në rrjetin social Facebook i bën thirrje qeverisë të mos lejojë gabime të tilla, sikurse ndodhi në Valbonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat