Turqia fton Ramën në samitin ku do jetë dhe Erdogan

Shqipëria

Turqia fton Ramën në samitin ku do jetë dhe Erdogan

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:52
 Murat Ahmet Yoruk

Masakra e ndodhur në Zelandën e re, është një nga ngjarjet që tronditi botën dhe riktheu sërish frikën e terrorizmit. Nga Shkodra ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yoruk duke folur për këtë rast, u shpreh se terrorizmi mbetet një e keqe që duhet ndëshkuar dhe asesi të mos ketë trajtime me dyfytyrsi.

 Murat Ahmet Yoruk: “Terrorizmi është tashmë një e keqe që na ka hipur në kokën e gjithsecilit dhe ne si republikë e Turqisë punojmë që terrorizmi të mos injektohet në kombe, pra në ndjenjat fetare dhe kombëtare. Kjo është detyre e secilit prej nesh që ta luftojmë terrorizmin. Nuk ka dallim midis terrorizmit të mirë dhe të keq, pasi është diçka e qortuar. Është shumë e dëmshme ajo qe ndodhi ne Zelandën e Re ku besimtarët ndërsa luteshin u ekzekutuan në mënyrë barbare dhe është e pamundur të justifikohet me mënyra të ndryshme ky akt. Përpjekja për ta luftuar terrorizmin me dyfytyrsi dhe hipokrizi nuk mund të sjellë progres në luftimin e tij”.

Yoruk u shpreh ndër të tjera se Turqia do të mbledhë ministrat e jashtëm të Europes për te diskutuar mbi islamofobine por dhe çështje te tjera.

 Murat Ahmet Yoruk:“Në Turqi ditën e premte do te mblidhen ministrat e jashtëm të Europës për të diskutuar mbi islamofobine dhe çështje të tjera që janë prezente në vendet perendimore dhe të Azisë. Do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Republikes Erdogan dhe ne i kemi bërë ftesë edhe ministrit te jashtëm të Shqipërisë dhe shpresojmë të marre pjesë”.

I pyetur mbi zgjedhjet në komuniteti mysliman, ai nuk preferoi të japë një koment, por përgjigjia e tij nuk ishte pa shenjestrime.

Murat Ahmet Yoruk:“Si ambasador i Turqisë në Shqipëri preferoj të mos ndërhyj apo interpretoj ceshtjet e brendshme të vendit tuaj. Bazuar në dispozitat ligjore që ne kemi, nuk është e drejtë të ndërhyjmë, është çështje e juaja si vend. Në kuadër të miqësisë tonë, preferojmë që në çështjet e vendit tuaj të mos ndërhyjmë, preferoj që edhe ju të mos na ngatërroni me shtete të tjera”.

Në fund e ka edhe një përgjigje për sfidën mes Shqipërisë dhe Turqisë që të premten luhet në Shkoder.

“Ekipi e Turqisë do të vijë të enjten në Shqipëri dhe do të dalim t’i mirepresim, po atë ditë do të vijnë në Shkodër. Sigurisht do të jemi pjesmarres në ndeshje, kam dëgjuar që do të jetë dicka emocionuese me pjesmarrje nga Kosova dhe Maqedonia. Shpresojmë të evidentojmë edhe njehere miqësinë mes dy popujve”.

Deklaratat ambasadori i bëri pas përkujtimit të 18 Marsit, fitores së Çanaklasë, në monumentin e Hasan Riza Pashës në kryeqendren e veriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat