Izet Haxhia fiton betejën e parë: Do rigjykohet për vrasjen e Azem Hajdarit

Shqipëria

Izet Haxhia fiton betejën e parë: Do rigjykohet për vrasjen e Azem Hajdarit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 13:35
Izet Haxhia

Izet Haxhia fiton betejën e parë me drejtësinë. Gjykata e Apelit pranon kërkesën për rishqyrtimin e vendimit për dënimin e tij dhe i jep të drejtën të dëgjohet.

Kjo do të thotë se Gjykata e Apelit ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë vetëm për Izet Haxhinë dhe dosja do të rishqyrtohet nga një tjetër trup gjykues.

Një nga dëshmitarët që do të thërrasë është edhe Sali Berisha. 

Gjatë seancës së 11 marsit, Haxhia dhe avokati i tij ripërsëritën kërkesën se duan të gjykohen nga gjyqtarë që kanë kaluar vettingun dhe kërkuan rihapjen e çështjes pasi pretendojnë se nuk janë dëgjuar në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit dhe vendimi është dhënë në mungesë të tyre.

Izet Haxhia është një nga fajtorët e shpallur nga gjykata si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, i cili është dënuar më 25 vite burg nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat