“Dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi”, Spiropali denoncon tritolin në Laç

Shqipëria

“Dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi”, Spiropali denoncon tritolin në Laç

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:24
Elisa Spiropal

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e Qeverisë Elisa Spiropali ka reaguar pas një ngjarjeje të ndodhur në Laç, ku i është vendosur tritol një linje transmetimi të energjisë.

Ajo shkruan në “Twitter” se dihet se kush iu bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit, e njëjta dorë sipas saj e sherreve dhe rrëmujave.

“Vesi del me shpirtin!

Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit!

E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”, shkruan Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat