Ultimatumi i KQZ-së për zgjedhjet, Opozita nuk pranon të dërgojë emrat e komisionerëve

Shqipëria

Ultimatumi i KQZ-së për zgjedhjet, Opozita nuk pranon të dërgojë emrat e komisionerëve

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:25
Lulzim Basha

Partia socialiste  ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e komisonerëve për KZAZ-të.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se PD nuk do të dorëzojë asnjë emër për KZAZ-të, duke konfirmuar deklaratat se nuk do të ketë zgjedhje me qeverinë Rama.

18 marsi është afati i fundit për dorëzimin e listave për KZAZ, ndërkohë që as LSI ende s’ka dorëzuar asnjë emër.

Në një deklaratë bërë për mediat paraditen e sotme, KQZ iu bëri thirrje të gjitha forcave politike për dorëzimin e listave:

“Data 18 Mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për KZAZ-të. Deri tani asnjë nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë, nuk ka sjellë pranë KQZ-së propozime për komisionerë të nivelit të dytë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ.

KQZ këkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mos respektimi i afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.

KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor.

Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve”, deklaroi KQZ-ja sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat