Balla: Tritol shtyllës nga ata që duan të nxijnë fytyrën e vendit

Shqipëria

Balla: Tritol shtyllës nga ata që duan të nxijnë fytyrën e vendit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:12
Ilustrim

“Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata që shfarosën Gërdecin, tani duan të vijnë përsëri në pushtet përmes forcës, dhunës dhe sot edhe me tritol”.

Kështu deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke reaguar ndaj ngjarjes në një prej linjave të transmetimit të energjisë, e cila u dëmtua nga tritoli.

Sot të gjitha maskat kanë rënë, tha Balla, duke theksuar se, “politikanët e vjetër, të frikësuar nga drejtësia e re që po vjen, janë bërë të gjithë bashkë për të mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithmonë në kurriz të shqiptarëve”.

Balla tha se, “aktet e dhunës të komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotëm tek tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, sipas synojnë të nxijnë fytyrën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve”.

“Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh, PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmi më i furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë europiane. Nëse do të fitonte rruga e dhunës e zgjedhur nga Basha, e sigurt është se Shqipëria do të humbte”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat