Manja i përgjigjet Metës: Lulin e Monikën populli nuk i sheh dot me sy

Shqipëria

Manja i përgjigjet Metës: Lulin e Monikën populli nuk i sheh dot me sy

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:00
Ulsi Manja

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, njëherësh edhe deputeti i PS, Ulsi Manja i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta. Në një status në Facebook, Manja thotë se kriza është e opozitës. Por i drejtohet kreut të shtetit duke i thënë se "eksportimi i saj jashtë vendit si krizë e Shqipërisë është një shkak i mjaftueshëm që ju ta thoni një gjysëm llafi"

Ulsi Manja: Presidenti i Republikës paska reaguar sot në lidhje me situatën politike në vend dhe mirë ka bërë !

Shkaqet e kësaj krize të opozitës z.President janë disa. Por eksportimi i saj jashtë vendit si krizë e Shqipërisë është një shkak i mjaftueshëm që ju ta thoni një gjysëm llafi ! Jo për gjë po s'ia ka fajin Shqipëria as Lulit e as Monikës pse shumica e popullit s'i sheh dot me sy ! UM

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat