Tritoli në shtyllën e tensionit të lartë, ministria e Brendshme: Akt terrorist

Shqipëria

Tritoli në shtyllën e tensionit të lartë, ministria e Brendshme: Akt terrorist

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:57
Tritoli në shtyllën e tensionit të lartë

Akt terrorist e ka konsideruar ministria e Brendshme vënien e tritolit te njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë 400 KW e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren.

Ministria bën me dije sa kanë nisur hetimet për vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.

Më tej nënvizohet se shtylla rrezikoi të shembej, dhe i gjithë vendi mund të ishte pa energji elektrike.

Po ashtu thuhet se po punohet edhe për riparimin e dëmeve të shkaktuara.

Sipas policisë pas hetimeve u konstatua se shtylla ishte dëmtuar me lëndë eksplozive.

“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KË), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat