Reagon Veliaj: Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje humbësash - Bota Sot
Reagon Veliaj: Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje humbësash

Shqipëria

Reagon Veliaj: Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje humbësash

Më: 18 mars 2019 Në ora: 18:26
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar ndaj akteve të fundit të djegies së kazanëve dhe koshave të mbeturinave nga militantët e opozitës në kryeqytet duke i cilësuar ato si akte dëshpërimi të Partisë së Dhunës (PD).

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se ata që sot bëjnë akte të tilla dhune në të njëjtën kohë me vendosjen e tritoneve shtyllave të tensionit, provuan se gjatë katër viteve që drejtuan Bashkinë e Tiranës, nuk e deshën dhe nuk i shërbyen qytetit. “Zjarret në TR në të njëjtën kohë me tritolet e shtyllave të tensionit, janë akte dëshpërimi të Partisë së Dhunës (PD) E drejtuan TR 4 vite, kurrë nuk e deshën e i shërbyen”, shkruan Veliaj, teksa i fton qytetarët që të marrin pjesë masivisht në takimin “Bashkia që duam” do të ndalet më 23 mars në kryeqytet ku qytetarët do të mund të diskutojnë për atë që është bërë në këto katër vite dhe për projektet që duan të realizojnë në vazhdim.

“Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje humbësash! Tirana që Duam në 23 Mars”, shkruan Veliaj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...