Hahn: Javë vendimtare për Shqipërinë, forcat politike të punojnë

Shqipëria

Hahn: Javë vendimtare për Shqipërinë, forcat politike të punojnë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:48
Johannes Hahn dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Hahn thotë se forcat politike duhet të punojnë së bashku për stabilitetin dhe për reformat.

"Është mirë të flasësh me njeriun tonë, ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca përpara raporteve për zgjerimin e BE në pranverë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare, në interes të qytetarëve të tyre", shkruan Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat