Ftesa për Fatos Nanon në Kongresin e PS-së, zbulohen detaje

Shqipëria

Ftesa për Fatos Nanon në Kongresin e PS-së, zbulohen detaje

Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:19
Edi Rama dhe Fatos Nano

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla foli për vendimet që mori Kryesia socialiste sot, por edhe ftesën për Fatos Nanon në punimet e kongresit në 23 mars.

“Kryesia e PS është institucion që mblidhet cdo javë dhe natyrshëm në prag të kongresit kemi miratuar axhendën e punës që i kushtohet zgjedhjeve të 30 qershorit. Është kongres elektoral.

Qëllimi është konfirmimi i kandidaturave, kemi edhe një ekip të ri kandidatësh në bashki ku kemi menduar ti ndryshojmë, do të kemi një ekip fitues në bashkitë ku nuk kemi pasur mundësi t’u shërbejmë qytetarëve.

Ftesa për Fatos Nanon?

Zoti Nano është lider historik i PS-së, personalitet që i ka dhënë shumë politikës shqiptare. Unë do të shpresoja shumë, që të ishte pjesë e punimeve të kongresit” tha ai në “5 pyetje nga Babaramo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat