Meta takon Presidentin e Akademisë Papnore për Jetën

Shqipëria

Meta takon Presidentin e Akademisë Papnore për Jetën

Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:20
Ilir Meta dhe Vincenzo Paglia

Kreu i Shtetit, Ilir Meta pati një takim me Vincenzo Paglia, Presidenti i Akademisë Papnore për Jetën.

Ai shkruan se biseda ishte jashtëzakonisht frymëzuese.

“Shumë i lumtur të zhvilloja sot një takim me Presidentin e Akademisë Papnore për Jetën, mikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Imzot Vincenzo Paglia, misionar i paqes e demokracisë dhe përçues i vlerave më të mira njerëzore e sociale.

Biseda e ngrohtë dhe e hapur me të, ishte jashtëzakonisht frymëzuese”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat