Të “luftosh” me vdekjen çdo ditë për një copë bukë

Shqipëria

Të “luftosh” me vdekjen çdo ditë për një copë bukë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:32
Pamje nga video

Në stoqet e kromit në Bulqizë del i madh e i vogël për të fituar bukën e gojës.

Disa djem, nxënës shkolle, i gjen çdo fundjavë atje duke mbledhur mineral, nga i cili fitojnë 100-200 lekë në ditë.

Të tjerë dalin për të mbajtur familjen.

Hysen Balla është 65 vjeç dhe thotë se del për të fituar parà për bukë dhe ilaçe, edhe pse këto të fundit ka kohë që nuk arrin t’i blejë.

Sipas "TCH", Të mëdhenj e të vegjël nuk kanë alternativë tjetër në Bulqizë.

Prindërit dalin për të ushqyer fëmijët, e djemtë e vegjël për të ndihmuar familjen.

Por, përballë atyre pak qindarkave që fitojnë, rreziku është tepër i madh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat