Cilët janë kandidatët e Ramës për bashkitë?!

Shqipëria

Cilët janë kandidatët e Ramës për bashkitë?!

Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:40
Edi Rama

Prej muajsh PS ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pritshmëritë ishin që lista garuese e kandidatëve për kryetar bashkie të publikohej gjatë Kongresit të së shtunës. Por kryesia vendosi që këtë proces ta shtyjë pas kongresit.

Një burim nga PS i tha Top-Channel se kjo ka ndodhur për arsye të vijimit me sondazhet për disa qytete ku kjo forcë politike ka ende dilema për kandidatët.

Bëhet fjalë për përzgjedhjen e kandidatëve në Shkodër, Durrës, Burrel, Berat dhe disa bashki të tjera.

Ndërkohë të konfirmuar indirekt deri më tani për garën e 30 qershorit janë Erion Veliaj në Tiranë, Armando Subashi në Fier, Dritan Leli në Vlorë.

Sakaq mësohet se në diskutim për të kandiduar në Kukës një bashki e djathtë socialistët pritet të hedhin në fushës betejës elektorale Safet Gjicin.

Deputeti Pjerin Ndreu prej kohës ka nisur punën në Lezhë bashki, e cila mbahet nga LSI.

Në bashkinë e djathtë si Pogradeci pritet kandimimi deputetit socialist Ilir Xhankolli.

Një tjetër deputet socialist Ilir Ndraxhi është projektuar për bashkinë e Shijakut.

Në garën për të fituar një tjetër bashki të djathtë si ajo e Vorës si favorit socialistët shikojnë ish perfektin e Tiranës deputeti Sadi Vorpsi.

Për Gjirokastrën në garë për kandidim janë deputeti Flamur Golemi, Armand Hilaj kryetar qarku, Ornela Çuçi zëvendës ministre e Mjedisit dhe homologia e saj nga ministria e punëve të jashtme Artemisa Dralo.

Për t’ja fituar demokratëve bashkinë e Kavajës i preferuari socialistëve është mjeku Arben Rrugia, i cili nuk e ka konfirmuar ende pëlqimin për të hyrë në garë.

Për Prrenjasin socialistët do të garojnë me Nuri Belbën. Tropojën bashki e djathtë, do të tentojnë ta fitojnë me Rexh Biberajn. Tashmë në Elbasan ka nisur punën Glent Llatja për të zëvendësuar Qazim Sejdinin.

Saranda me gjasë pritet t’i besohet Stefan Cipës ish zv/ministër i Brendshëm dhe ish drejtor i Burgjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat