Akuza/Balla nuk i ndahet Lulzim Bashës: I dha votat, se u nxorri djalin nga burgu

Shqipëria

Akuza/Balla nuk i ndahet Lulzim Bashës: I dha votat, se u nxorri djalin nga burgu

Më: 18 mars 2019 Në ora: 22:32
Lulzim Basha

I  ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpreh në lidhje me akuzat për vjedhjen e votave.

Për ta ilustruar Balla tregoi një shembull nga zgjedhjet e vitit 2017, për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Balla tha se lideri i PD-së i ka premtuar një familje një Elbasan se do t’i nxirrte nga burgu djalin e familjes, nëse i jepnin votat.

“Shembulli i ish- ministrit të Jashtëm që më pas u bë ministër i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili shkoi në një familje në Elbasan dhe i premtoi se nëqoftëse do ta votonin në 28 qershor, me 29 qershor djali i tyre do të dilte nga burgu i Rrogozhinës dhe do t’i kthehej në shtëpi, është një shembull real.

Dhe e vërteta është që ajo familje e votoi Partinë Demokratike, dhe djali i tyre doli nga burgu”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat