‘Jo, o Zot të lutem! Nuk kam më shpirt’/ E dashura vajton mbi trupin e Kurtit

Shqipëria

‘Jo, o Zot të lutem! Nuk kam më shpirt’/ E dashura vajton mbi trupin e Kurtit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vrasja e 26-vjeçarit Jurgen Kurti ka tronditur familjen dhe të afërmit e tij. E dashura e Kurtit pasi ka marrë vesh lajmin e hidhur ka mbërritur me shpejtësi duke vajtuar mbi trupin e tij.

“Më lini të kaloj…Jo, o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt” ishin klithmat e të dashurës së tij duke vajtuar.

Vrasja ka ndodhur afër stadiumit “Dinamo” në Tiranë.

Kurti, një emër i njohur për policinë ishte përfshirë në akuzë për dy vrasje, një prej të cilave e babait të tij.

Në prill të 2016-s gjatë një konflikti familjar mbeti i vdekur babai i tij, Artur Kurti, krim për të cilin u dënua daja i viktimës të kësaj të hëne. Leonard Ristani.

Ndërsa një vit më pas, në prill të 2017-s, Jurgen Kurti, u përfshi në vrasjen e Agim Arapit në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat