Dy vrasje në Tiranë, Strazimiri – Leshajt: Ti shih të kesh gaz helmues për të enjten

Shqipëria

Dy vrasje në Tiranë, Strazimiri – Leshajt: Ti shih të kesh gaz helmues për të enjten

Më: 19 mars 2019 Në ora: 09:15
Gent Strazimiri

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri i është drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me një status në rrjetet sociale, duke i kujtuar se dy vrasje kanë ndodhur brenda tre ditësh në dy zona mjaft të ekspozuara të Tiranës dhe se asnjë prej autorëve nuk është kapur deri tani.

Strazimiri i kujton ministrit që të ‘mos shqetësohet’ për ngjarje të tilla, por për të siguruar mjaftueshëm gaz për të enjten, kur pritet edhe protesta e radhës e opozitës, paralel me seancën plenare.

Postimi i plotë i Strazimirit:

“Llesh,
Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur…njësoj si vrasësit…
Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit “339”… pa siguria s’është detyra jote…”, shkruan ish-deputeti.

Kujtojmë se mbrëmjen e së dielës u qëllua për vdekje ish-i përndjekuri Haxhi Baçinozi te zona e Liqenit Artificial, ndërsa mbrëmë te sheshi “Wilson” u vra 26-vjeçari Jurgen Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat