Komisioni për ekonominë dhe financën/ Ahmetaj: Të krijohen standarte të reja

Shqipëria

Komisioni për ekonominë dhe financën/ Ahmetaj: Të krijohen standarte të reja

Më: 19 mars 2019 Në ora: 12:14
Arben Ahmetaj

U mblodh sot komisioni për ekonominë dhe financën në kuadër të raportimit vjetor të Autoritetit të Konkurencës për vitin 2018.

Gjatë raportimit u vu theksi në vjeljen e gjobave për vitin 2018, gjë të cilën Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, njëhkohësisht edhe deputet i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj deklaroi se autoriteti duhet të mbrojë konsumatorin dhe konkurencën e lirë.

"Besoj se puna e autoritetit të konkurencës duhet të ngrihet në një nivel të ri duke u fokusuar në fenomene që krijojnë standarte të reja. Thelbi nuk është gjoba, por konkurenca e lirë dhe e ndershme. Në të gjithë përpjekjet që bën qeveria dhe kuvendi për të përcaktuar direktivat janë përafruar në shumë fusha. Unë mendoj se autoriteti duhet të ketë iniciativë që mbrojnë konsumatorin dhe konkurencën e lirë. Duhet të fokusoheni në tregun e transportit ajror.

Ky transport ka dominim të operatorëve. Unë do t'i kërkoja autoriteit të bënin një gjë të vlefshme për tregun e lirë. Si ka mundësi që cmimi i biletës është më i shtrenjë për segmente të ngjashme me ato të vendeve të huaja. Ju iu referuat gjobave, po gjobat janë vetëm një element. Dëmi moral është shumë i rëndëishëm. Aspekti i biletave për shkak të një tregu i cili nuk është plotësisht i lirë, dëmi për një konsumator mund të shkojë deri në 200 milion euro", u shpreh Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat