Si të mbrohemi nga “fake news”? Masat, etika dhe ligji…

Shqipëria

Si të mbrohemi nga “fake news”? Masat, etika dhe ligji…

Më: 19 mars 2019 Në ora: 12:28
Ilustrim

Me avancimin e teknologjisë në botë janë duke u krijuar mekanizma për mbrojtjen nga lajmet e rreme, të cilat i njohim edhe si “fake news” nga anglishtja.

“Janë duke u zhvillluar programe (softëare) për të identifikuar lajmin e rremë, e kjo ka lidhje me skanimin digjital të fotove, titujve. Ka edhe një projekt shumë të madh që përfshin disa nga mediet më prestigjioze të botës, i cili quhet ‘The Trust Project’, që ka prodhuar disa indikatorë për të zbuluar nëse një lajm është ‘fake’ apo i vërtetë”, tha Iris Luarasi.

Ndërsa nisma e qeverisë shqiptare për mediet “online” shihet si e nevojshme për të sjellë një disiplinim minimal që mungon.

“Në momentin që media dështon me Kodin e Etikës, rregullat e veta, atëherë ndërhyn ligjvënësi. Gjithmonë ndërhyrja e tij është problematike; por jo deri në pikën që ti s’ke adresë se ku të komunikosh për një paqartësi, apo nëse prekesh individualisht. Do fillosh pastaj ‘me të pyetur gjen Stambollin’, kush e ka këtë apo atë faqe, që të komunikosh për ta sqaruar që s’është i vërtetë”, tha Lutfi Dervishi.

Profesionistët e medias paralajmërojnë se ku duhet të keni kujdes, për të mos besuar “verbërisht” lajmet “online” që vënë theksin tek emocioni dhe jo fakti; duke i dhënë përgjigje pyetjes “Përse shkruhen fake news-et?”.

“Kjo do të bëhet shumë më e rrezikshme në fushatën zgjedhore, kur palët, konkurruesit do të sulmojnë njëri-tjetrin në mënyrë anonime”, tha Aleksandër Çipa.

“Praktika ka treguar që lajmet e rreme mund të ndryshojnë edhe rezultatet e zgjedhjeve”, tha Iris Luarasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat