Komisioni për Ekonominë dhe Financat në mbledhjen e sotme miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale””.
Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale” në komisionin e Ekonomisë dhe Financave e prezantoi zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi.
Në fund, Komisioni për Ekonominë dhe Financat dha dakordësinë e tij në parim, nen për nen dhe në tërësi. /atsh