PD e LSI i përgjigjen Borchardt: Jo zgjedhje me krimin

Shqipëria

PD e LSI i përgjigjen Borchardt: Jo zgjedhje me krimin

Më: 19 mars 2019 Në ora: 14:13
Monika Kryemadhi

LSI dhe PD iu përgjigjën thirrjes së Prezencës së OSBE-së për zgjedhjet lokale, duke shprehur bindjen se ky proces është thjeshtë kalimtar në kushtet e shitblerjes së votës përmes grupeve kriminale.

Nga Shkodra, pas një takimi me qytetarët atje, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se është e pamundur të përfshihesh në garë pa garantuar më parë zgjedhjet e lira e të ndershme.

"Nuk mund të kesh zgjedhje vendore kur ka një deformim dhe shitblerje të votës përmes grupeve kriminale dhe parave të grupeve kriminale. Zgjedhjet nuk janë gjë tjetër veçse çështje teknike shumë kalimtare. Nëse ne nuk do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë totalisht e pamundur. "


Më herët, Kryemadhi deklaroi se protestat do të vijojnë, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin.

"Përveç protestave të mëdha që do të bëjmë në Tiranë do të dalim në çdo qytet të Shqipërisë, të takohemi dhe të bisedojmë me ta për të qarë hallet dhe disktuar."

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka dërguar në KQZ emrat e anëtarëve për Komisionet Zgjedhore të Administrimit të Zgjedhjeve, por PD dhe LSI nuk e kanë bërë ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat