Zadrimorët u mblodhën në Gjadër të Lezhës në festimet për Shën Jozefin, event tradicional në këtë zonë.
Vlerat i prezantuan përmes panairit të traditës, artizanatit, prodhimeve bujqësore dhe gastronomisë.
Nuk munguan as muzika dhe lojërat popullore
"Është hera e parë që jam këtu për festën e Shën Jozefin, më ka munguar kjo gjallëri në Gjadër.
Synimi është rikthimi i festave në një traditë në funksion të zhvillimit të turizmit.
Fran Frrokaj: "Festa të tilla duhet të kthehen në traditë."
Bashkia e Lezhës ka identifikuar të gjitha festat lokale përgjatë 12 muajve të vitit, data në të cilat janë planifikuar aktivitete të ngjashme për të promovuar traditat më të mira.