Shqipëria pa inventar për pyjet

Shqipëria

Shqipëria pa inventar për pyjet

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:14
Ilustrim

Shqipëria nuk ka një inventar të pyjeve. për këtë qëllim ka nisur inventari në të gjithë territorin. Ministri Blendi Klosi shprehet se ka përfunduar 64 për qind e punës, ndaj dhe nuk mund të flitet për të dhëna të sakta.

Puna e nisur një vit më parë për inventarizimin e pyjeve është drejt përfundimit. për shkak të mungesës së të dhënave të sakta dhe ndryshimeve të mëdha ndër vite përfshirë dhe prerjet pa kriter, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nisi evidentimin në terren të situatës. tashmë është arritur në verifikimin e 64 për qindtë territorit.

Klosi: Lexojmë akoma librat dhe statistikat e dekadave më parë dhe e kemi të vështirë të themi se çfarë lloj pemësh kemi në Shqipëri.

Klosi njoftoi se do të nis edhe shpërndarja e certifikatave të pronësisë së pyjeve për Bashkitë.

Klosi: Arrijmë të realizojmë pronësinë e vërtetë të bashkive për pyjet. Bashkitë sot pyjet nuk i kanë pasuri, nuk i shndërrojnë dot në vlerë kapitale për bashkitë e tyre. 

Ekspertë të mjedisit sugjeruan hartimin e një programi kombëtar për pyjet që do të përfshinte krijimin e një ligji të ri por edhe ngritjen e një Agjencie Kombëtare për pyjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat