Lokalet 2019, misioni i OSBE shkon në zyrën e Ballës

Shqipëria

Lokalet 2019, misioni i OSBE shkon në zyrën e Ballës

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:18
Ilustrim

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR Ana Rusi dhe Alexey Gromov kanë mbërritur në Tiranë, në kuadër të misonit të tyre faktmbledhës pak para zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Burime për ‘Balkanweb’ bëjnë me dije se të dy këta përfaqësues po zhvillojnë një takim me Taulant Ballën, në selinë e PS.

Në orën 19:30, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR pritet të zhvillojnë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR do të jenë në Tiranë për një vizitë dy ditore, ku pritet të takojnë përfaqësues të partive politike nga mazhoranca dhe nga opozita gjatë dy ditëve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat