Po shkonte te Kisha e Laçit, makina merr flakë në lëvizje

Shqipëria

Po shkonte te Kisha e Laçit, makina merr flakë në lëvizje

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:19
Ilustrim

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në rrugën e Kishës së Shan Ndout në Laç.

Zjarri ka përfshirë një makinë tip Benz. Drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët, ka zbritur nxitimthi pa pësuar asnjë lëndim.

Paraprakisht mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që në zonën ku u dogj makina, pati edhe bllokim qarkullimi.

Mendohet se automjeti ishte nisur për në Kishën e Laçit, pasi sot nisën edhe të martat e pelegrinazhit të besimtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat