Kush e vrau Jurgen Kurtin? 10 të shoqëruar dhe 2 pista hetimi

Shqipëria

Kush e vrau Jurgen Kurtin? 10 të shoqëruar dhe 2 pista hetimi

Më: 19 mars 2019 Në ora: 22:50
Jurgen Kurti

Menaxheri i VIP-ave Jurgen Kurti u ekzekutua mbrëmjen e djeshme teksa po kthehej në shtëpi, në hyrje të pallatit ku jetonte.

Dyshohet se vrasësit që udhëtonin me një automjet tip Benz kanë ndjekur dhe kanë pritur sapo i riu ka parkuar makinën.

Autorët, që dyshohet e kanë qëlluar 23 herë me pistoletë, ndërsa 10 plumba e kanë prekur Kurtin në trup, duke e lënë të vdekur.

Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 tha se për ngjarjen e djeshme janë 10 persona të shoqëruar, por deri më tani ngjarja nuk është zbardhur ende.

Sipas saj, janë dy pistat kryesore ku po heton policia, ajo e hakmarrjes dhe jeta që Jurgeni bënte.

“I ndjeri ishte një personazh i njohur për shkak të së kaluarës së tij. Pista e parë e policisë ka qenë një vrasje e ndodhur për hakmarrje, ka shoqëruar edhe të afërm të Agim Arapit(pronari i vrarë i marketit në Durrës).

Është pistë që do të hetohet ende. Vetëm kur prokuroria dhe policia do të jenë të bindura që s’ka ngjarja e 2017 s’ka lidhje me vrasjen e mbrëmshme, pista bie. Më kryesoja është pisa e jetës dhe aktivitetit të tij. Ai ishte i njohur në rrethet e elitës së Tiranës, menaxhonte vipa, qarkullonte shumë para, kishte njohje të ndryshme dhe pikërisht këtu janë fokusuar hetimet”,- tha Lala.

“Fakti që krimi është kryer në një kohë rekord, në një zonë me kamera tregon se autorët kanë pasur informacione të detajuara për lëvizjen e tij. Kemi të bëjmë me një krim të sofistikuar. Polica duhet të jetë më e kujdesshme, ka shumë më tepër mundësi ta zbardhë këtë ngjarja nga e cila ka dëshmitarë, kamera, bisedat telefonike të viktimës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat