Bushati: Ministri me qira në një zyrë shteti, jo me tapi

Shqipëria

Bushati: Ministri me qira në një zyrë shteti, jo me tapi

Më: 20 mars 2019 Në ora: 00:21
Ditmir Bushati

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi në studion e "Tempora" në TV Ora se Ministri ëshytë me qira në një zyrë shteti dhe jo me tapi.

E megjithatë ai deklaroi se nuk ka ndonjë person që të ndihet i lumtur kur lë një zyrë apo përgjegjësi të caktuar që mendon se e ka ushtruar mirë.

Sa i takon dyshimeve rreth Cakaj, ai thotë se të njëjtat paragjykime mund të kenë ekzistuar edhe kur ai mori postin e Ministrit në 2013.

Ditmir Bushati: Nuk ka ndonjë person që të jetë i lumtur që mund të lërë një zyrë apo përgjegjësi të caktuar që mendon se e ka ushtruar mirë. Jam përpjekur për ta bërë atë punë me gjithë kapacitetin tim duke u bazuar tek integriteti, respekti dhe besimi. Por Ministri është me qira në një zyrë të shtetit nuk është me tapi. Është pjesë e një skuadre, stoli i rezervave apo mbrojtja kur je sulmues mund mos të të pëlqejë por në analizë të fundit është trajneri i skuadrës që merr përgjegjësi të bëjë edhe zëvendësimet e duhura apo rifreskimet e duhura. Kam njohur kolegë pa fund që kanë qenë në detyra të rëndësishme, i kanë lënë ato detyra, janë rikthyer.

Opinioni publik me të drejtë  mund të ketë pasur pikëpyetje dhe për mua në 2009 se kush jam, çfarë përfaqësoj pavarësisht se e kisha nisur aktivitetin politik që në 2007. Mu dëshën 6 vite por kur e nisa këtë aktivitet politik nuk e kisha menduar se në 2013 do të isha Ministër i Jashtëm. Me shumë të drejtë edhe në forcën politike të cilës i përkas mund të ketë pasur njerëz dhe duhet të ketë pasur njerëz që e kanë preferuar apo pretenduar këtë pozicion. Edi Rama vendosi për të ma besuar mua këtë portofol. Lirimi nga detyra nuk është asesi fundi i botës, edhe sikur të ishte prapë do të inkurajoja Endrin dhe njerëz si Endri për tu përfshirë në politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat