Vendi në krizë të 4-fishtë, po Rama e Ruçi mbledhin nesër Kuvendin me rend dite

Shqipëria

Vendi në krizë të 4-fishtë, po Rama e Ruçi mbledhin nesër Kuvendin me rend dite

Më: 20 mars 2019 Në ora: 09:13
Vendet bosh të deputetëve të opozitës, gjatë një seance parlamentare

Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit kanë vendosur të  mbledhin nesër deputetët në seancë plenare si çdo të enjte, duke tentuar ta anashkalojnë protestën e opozitës që do të mbahet jashtë godinës.

Seanca është caktuar në ditën dhe orën e zakonshme të pak javëve më parë, të enjteve në orën 10:00, për të shfaqur para opinionit, një skenë "normaliteti politik", megjithëse deputetët e opozitës tashmë janë larguar përfundimisht nga parlamenti.

Kjo, kur vetëm dy ditë më parë, Presidenti i Republikës bëri të ditur se vendi po kalon një krizë të katërfishtë: “Krizë serioze, jo vetëm politike, kushtetuese, institucionale dhe përfaqësimi“ tha Ilir Meta. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat