Me marrje mendsh e te vjella, 11 nxënës shkolle përfundojnë ne spital

Shqipëria

Me marrje mendsh e te vjella, 11 nxënës shkolle përfundojnë ne spital

Më: 20 mars 2019 Në ora: 11:41
Ilustrim

Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë të një shkolle në Bulqizë kanë përfunduar në spital ditën e sotme.

Sipas News 24, nxënësit janë në shkollën “Shefqet Tançi”, ndërsa janë ndjerë keq pas orës së labortaorit, ku po përdornin një lëndë kimike të llojit sapun dhe kjo ka krijuar shqetësime duke bërë që ata të dërgohen me shpejtësi në spital.

Ata kanë pasur marrje mendsh dhe të vjella, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e nxënësve të klasës së gjashtë. Ata vijojnë të trajtohen me serum nga bluzat e bardha në Bulqizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat