Bie nga ura, vdes 32-vjeçari

Shqipëria

Bie nga ura, vdes 32-vjeçari

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:22
Ilustrim

Sipas policisë, shtetasi Alfred Frroku ishte duke punuar në rikonstruksionin e urës, në aksin rrugor Kukës-Morinë. Për pasojë ai ka humbur kontrollin, duke rënë nga një lartësi e madhe, ku gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në vendin e quajtur “ish-Uzina e bakrit”, Kukës. Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat