Kujdesi për shëndetin oral, ndërgjegjësimi nis që në fëmijëri

Shqipëria

Kujdesi për shëndetin oral, ndërgjegjësimi nis që në fëmijëri

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:26
Fëmijët morën informacione si shëndeti i gojës ndikon në shëndetin e gjithë trupit

Në kuadër të ditës botërore të shëndetit të gojës, specialistët e Departamentit të Promocionit të Shëndetit zhvilluan një aktivitet sensibilizues në kopshtin Pishat e Liqenit në Tiranë.

Fëmijët morën informacione si shëndeti i gojës ndikon në shëndetin e gjithë trupit si dhe u njohën me mënyrën e duhur të larjes së dhëmbëve dhe rëndësinë e përdorimit të pastës së fluorizuar. Në fund vogëlushët drejtuan pyetje lidhur me kujdesin që duhet të tregojnë për të pasur një gojë sa më të shëndetshme.

Mesazhi i Ditës Botërore është për këtë vit është: Kujdesu për shëndetin e gojës,
mbro shëndetin tënd”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat