Polonia, në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë

Shqipëria

Polonia, në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:46
Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, së bashku me delegacionin që e shoqëron në Poloni, gjatë ditës së dytë të vizitës së tyre u takuan me komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme

Polonia do të jetë në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, së bashku me delegacionin që e shoqëron në Poloni, gjatë ditës së dytë të vizitës së tyre u takuan me komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme dhe komisionin për Mbrojtjen Kombëtare në Dhomën e Ulët të Parlamentit (Sejm).

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian ishin në fokus të të gjitha takimeve, si në Senat ashtu edhe në Sejm. Parlamentarët polakë siguruan delegacionin shqiptar se zëri i Polonisë do të jetë në favor të hapjes së negociatave për vendin tonë. Polonia është një prej vendeve që përkrah politikën e dyerve të hapura në union dhe ndërkohë kryeson edhe procesin e Berlinit.

Në takimin me anëtarët e komisionit për Politikën e Jashtme u diskutua dhe situata politike në vend, por edhe ajo në rajon Kodheli kërkoi nga Polonia shtyrjen e procesit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadës në Prishtinë.

Gjithashtu delegacioni u prit edhe në Këshillin e Ministrave nga Sekretari i Shtetit i Kryeministrit, z. Lukasz Schreiber dhe nga Zëvendësministri, Szymom SzynkËSki vel Sek, të cilët riafirmuan mbështetjën e vendit të tyre për Shqipërinë, si një përgjigje për reformat dhe përpjekjet e Tiranës. Ata ofruan edhe eksperiencën e tyre dhe mbështetje teknike për Shqipërinë.

Në takimin me komisionin për Mbrojtjen Kombëtare bashkëbiseduesit ndanë opinionin se çështjet e sigurisë mbeten shqetësim për të gjitha vendet, por bashkëpunimi dhe rritja e besimit reciprok mbeten në bazë të marrëdhënieve të dy vendeve tona, anëtare të NATO-s. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat