KQZ thërret 18 kandidatët e rinj nga PD e LSI për marrjen e mandatit

Shqipëria

KQZ thërret 18 kandidatët e rinj nga PD e LSI për marrjen e mandatit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:43
KQZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka thirrur 18 emrat e rinj në raundin e tretë për marrjen e mandatit të deputetit.

18 kandidatët kanë 10 ditë kohë të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit. Me dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit, hidhet hapi kryesor i pranimit të mandatit që hoqën dorë deputetët e partisë së tij, raporton report tv. Pas verifikimit të formularit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, KQZ do t’i japë mandatin e deputetit për të bërë më tej betimin në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Kandidatët e thirrur nga KQZ:

-Fatmir Guda dhe Kristiano Koçibelli nga PD Korçë

-Luigj Gjergji dhe Klajti Reci nga PD Lezhë

-Lorenc Danaj nga PD Vlorë dhe nga PD Dibër, Halil Jakimi

-Olsi Cukaj dhe Dilaver Kamberaj nga PD Fier

-Prel Gjoni, Isuf Meta e Arvit Bushati nga PD Shkodër

-Dorjan Teliti nga PD Tirana

-Enri Çeno, Shkëlqim Fortuzi nga PD Durrës

-Petrit Vargu dhe Edlira Çekrezi Elbasan nga LSI Tiranë

-Taulant Vrapi nga LSI Berat

-Brunilda Paskali nga LSI Korçë

Deri tani në kuvend janë 96 deputetë,  bashkë me Ralf Gjonin, Enada Koçirajn dhe Nimet Musain të cilët pritet të betohen seancën e së enjtes, pasi KQZ vendosi ditën e sotme t’u japë mandatin.

Tre nuk u dogjën që në fillim: 
1.    Lefter Koka
2.    Myslim Murrizi
3.    Rudina Hajdari

11 janë betuar:
1.    Ylli Shehu
2.    Aurora Mara
3.    Enver Roshi
4.    Edmond Rrushi
5.    Lefter Maliqi
6.    Alban Zeneli
7.    Ligoraq Karamelo
8.    Majlinda Halilaj
9.    Ediola Braha
10.    Edlira Hyseni
11.    Elda Hoti

Pritet të betohen të enjten
1. Ralf Gjoni
2. Nimet Musaj
3. Enada Koçiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat