Zgjedhjet vendore, delegacioni i OSBE/ODIHR-it në KQZ

Shqipëria

Zgjedhjet vendore, delegacioni i OSBE/ODIHR-it në KQZ

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:07
OSBE/ODIHR

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri dhe nënkryetari, Denar Biba, pritën në një takim delegacionin e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR-it.

Delegacioni i OSBE/ODIHR-it i përbërë nga Ana Rusu, këshilltare e lartë për Zgjedhjet dhe  Alexey Gromov, këshilltar për Zgjedhjet të OSBE/ODIHR-it, ndodhen në vendin tonë për t’u njohur nga afër me situatën e përgjithshme para-zgjedhore dhe përgatitjet e deritanishme për zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri e njohu delegacionin e OSBE/ODIHR me veprimtarinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë për përgatitjen e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore.

Vizita e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR ndërmerret në përgjigje të ftesës së bërë nga qeveria shqiptare, për të vëzhguar zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe në përputhje me mandatin e OSBE/ODIHR-it.

Pas përfundimit të vizitës, delegacioni do të hartojë një raport gjetjesh i cili do të përmbajë edhe rekomandimin mbi llojin dhe përmasën e Misionit (të pritshëm) të Vëzhgimit të Zgjedhjeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat