Meta: Dënimi i Karaxhiç, mësim për të punuar për harmoninë mes popujve

Shqipëria

Meta: Dënimi i Karaxhiç, mësim për të punuar për harmoninë mes popujve

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:03
Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta e cilësoi drejtësi të vonuar dënimin e sotëm të Karaxhiç nga Gjykata e Hagës.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj”, theksoi presidenti në reagimin e tij.

Meta tha se “ky vendim është  një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat