Katrugalos: Do zgjerojmë ujërat territoriale me Italinë dhe Shqipërinë

Shqipëria

Katrugalos: Do zgjerojmë ujërat territoriale me Italinë dhe Shqipërinë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 18:47
George Katrougalos

Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Katrougalos ka deklaruar se do të zgjerojnë ujërat territoreiale në detin Jon me Italinë dhe Shqipërinë.

"Ne kemi vendosur të zgjerojmë ujërat tona territoriale në Detin Jon, si pjesë e përkufizimit të Zonës Ekonomike Ekskluzive me Italinë dhe Shqipërinë dhe në rajonet e tjera. Ne besojmë se është e patjetërsueshme e drejta jonë sovrane për të zgjeruar ujërat tona territoriale", është shprehur ministri i Jashtëm George Katrougalos.

Deklaratat e diplomatit grek u bënë një ditë para takimit me homologun turk Mevlut Tsavousoglou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat