Elsa Ulliri zgjidhet zëvendëskryetare e gjykatës në Lezhë

Shqipëria

Elsa Ulliri zgjidhet zëvendëskryetare e gjykatës në Lezhë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:06
Elsa Ulliri

Elsa Ulliri është zgjedhur zëvendëskryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Në zgjedhjet e zhvilluara në prani edhe të nënkryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Maksim Qoku, Ulliri fitoi garën përballë gjyqtarit Artan Hajredinaj.

Në përfundim të proçesit të votimit ku u përfshi e gjitha trupa gjyqësore e gjykatës së Lezhës rezultuan 5 fletë votimi nga të cilat 5 vota të vlefshme dhe 0 vota të pavlefshme.

Elsa Ulliri arriti të marrë katër vota, ndërsa gjyqtari Artan Hajredinaj vetëm 1 votë.

Elsa Ulliri është një gjyqtare me mjaft eksperience në sistemin e drejtësisë.

Ajo ka përfunduar shkollën e Magjistaturës në vitin 2014-të, ndërsa stazhin profesional e ka kryer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranës dhe më pas në vitin 2015-të më dekretin nr.8353 datë te vitit 2013 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, gjykatë në të cilën u zgjodh dhe zëvendëskryetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat