Basha takohet me kryetaren e CDU-së në Bruksel

Shqipëria

Basha takohet me kryetaren e CDU-së në Bruksel

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:45
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës në Bruksel është takuar me kryetaren e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e CDU-së në hartimin e  programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.

"Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e  programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD" shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat