BOOM: Si në mesjetë, ambulanca e fshatit Sheq në kushte skandaloze

Shqipëria

BOOM: Si në mesjetë, ambulanca e fshatit Sheq në kushte skandaloze

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:53
Foto

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora udhëtoi sonte drejt fshatit Sheq të bashkisë së Urës Vajgujore.

Banorët ankohen se ambulanca e fshatit të tyre nuk ka as kushtet më elementare për të funksionuar dhe dhënë shërbim qytetarëve.

Siç e shikoni dhe nga pamjet në video të filmuara nga “BOOM”, sapo i afrohesh ambulancës, gjëja e parë që të vjen në mendje kur shikon derën është se bëhet fjalë për një objekt të rrënuar dhe harruar nga koha.

Gazetari i “BOOM” nuk arriti të futet brenda saj duke qenë se çelësin e mban infermierja, e cila kryen shërbime në familje të ndryshme.

Por nga dritarja fare lehtë mund të vësh re kushtet skandaloze të kësaj ambulance.

“Unë kam qenë infermiere këtu 35 vjet. Asgjë nuk ka ndryshuar.Gjilpërat i bëja nëpër shtëpia, nuk më vinin fëmijët këtu”.

“Kemi 30 vjet kështu. Kur të bie një hall, vetëm në Berat”.

“Kushtet janë mizerabël, parmbrëmë kam bërë një injeksion, ishte tmerr. Krevati është kastrofë, një jastëk që i thënçin, dritë nuk kishte, të bësh dritë me telefon”.

“I kemi bërë kërkesë kryetares së bashkisë, do ta bëjmë, do ta bëjmë, nuk ka ka mbështetur fare”.

Por çfarë thotë infermierja që punon aktualisht në këtë ambualancë?

“Nuk ke ku rri, e shikoni vetë. Shkoj nëpër shtëpia. Ambulanca nuk ka asgjë. Nuk ndihem mirë fare kur iki në punë sepse nuk e di ku po shkoj. Kur më marrin në telefon shkoj nëpër shtëpia në fshat. E kam ngritur si shqetësim te bashkia, më kanë thënë do të bëhet këtë vit.Kam dy vjet që punoj. Kushtet janë skandaloze, Urgjencën e mbaj vetë”.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat, Artur Bani, thotë se ndërtesa është e degraduar dhe pritet të ndërtohet një ambualncë e re.

Bani: “Ambulanca është tejet e amortizuar, e ndërtuar shumë herët. Nuk ka pasur investime në këto kohë. Bashkia e Urës Vajgujore është duke parë mundësinë e ngritjes së një ambulance në fshatin Sheq. Firma projektuese nuk e ka parë të mundur që kjo ambulancë të rikonstruktohet dhe është lënë si alternativë që të ngrihet një qendër e re shëndetësore. Bashkia e Urës Vajgujore e ka përfshirë fshatin Sheq në planet e saj afatmesme. Duke qenë e pamundur për tu rikonstruktuar, edhe mirëmbajtja ka qenë e pamundur. Por shërbimi shëndetësor nuk ka munguar, infermierja e ofron  shërbimin në 24 orë. Besojmë se bashkia e Urës Vajgujore do të investojë për këtë ambulancë”.

Edhe Bashkia e Urës Vajgujore është në dijeni të problemit por zgjidhje për këtë vit nuk ka.

Valentina Jançe, specialiste e Drejtorisë së Planifikimit të Territorit: “Në buxhetin afatmesëm ëhstë parashikuar ndërtimi i ambulancës së re  në fshatin Sheq e tipit A2.Së shpejti bashkia do rtë realizojë edhe aty një ambualncë, nuk i kalon 12 milion lekë të vjetra. Banorët të bëjnë durim,. Nuk mund ta finalizojmë brenda këtij viti por në buxhet është parashikuar.Nuk mund të rikonstruktohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat