Milo: Ja dy reformat që do të sillnin stabilitet në Shqipëri

Shqipëria

Milo: Ja dy reformat që do të sillnin stabilitet në Shqipëri

Më: 20 mars 2019 Në ora: 22:29
Paskal Milo

Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm i ftuar në ‘Arena’ në RTV ORA ka thënë se reforma politike dhe ajo në drejtësi janë jetike për vendin tonë.

Milo: Unë mendoj se dy janë reformat që do të shërbejnë si shtylla që do të mbështetet stabiliteti politik në Shqipëri dhe progresi i vendit. Së pari: Reforma e sistemit politik. Po nuk e kuptuan dy partitë e mëdha, se është domosdoshmëri që duhet të ulen dhe të mendojnë seriozisht dhe të bëjnë reformën në sistemin politik. Kjo është reforma parësore, sepse është politika që dikton në reformat e tjera. Së dyti:Reforma në drejtësi. Me gjithë vërejtjet dhe ankesat, kjo reformë duhet të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat