Dita Botërore e Sindromës Down, Presidenti Meta: Institucionet t’i përkrahin

Shqipëria

Dita Botërore e Sindromës Down, Presidenti Meta: Institucionet t’i përkrahin

Më: 21 mars 2019 Në ora: 09:13
Ilir Meta

Në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përcjell një mesazh sa njerëzor por njëkohësisht edhe të fortë ndaj institucioneve të shtetit.

Përmes një postimi në facebook, Kreu i Shtetit, shkruan për takimet që ka me fëmijët, ku thotë se: ”Përherë mbresëlënëse do të mbeten edhe takimet me ta, kur më kanë njohur me pasionet por edhe me talentet e jashtëzakonshme të tyre. Ndenja që jam i bindur, se i kemi përjetuar të gjithë”.

Mesazhin e tij, Presidenti e drejton edhe ndaj institucioneve, ku u kërkon më shumë përkrahje ndaj fëmijëve me Sindromën Down.

”Ndaj sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, një thirrje të fortë u bëj të gjithë institucioneve dhe shoqërisë, për solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufijshme në përkrahje të tyre, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jetë të pavarur e të mirëintegruar”,– shkruan më tej Kreu i Shtetit.

Postimi i plotë:

Emocione të forta ndjej gjithmonë nga dashuria e pastër që dinë të falin fëmijët e mrekullueshëm të prekur nga sindroma down. Përherë mbresëlënëse do të mbeten edhe takimet me ta, kur më kanë njohur me pasionet por edhe me talentet e jashtëzakonshme të tyre. Ndenja që jam i bindur, se i kemi përjetuar të gjithë.

Ndaj sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, një thirrje të fortë u bëj të gjithë institucioneve dhe shoqërisë, për solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufijshme në përkrahje të tyre, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar.

Mirënjohje e falënderim të veçantë kam sot edhe për prindërit por edhe edukatorët e aktivistët që kujdesen me përkushtimin ndaj këtyre fëmijëve, për këtë mision që fisnikëron jo vetëm ata, por të gjithë shoqërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat