Policia rrethon Kuvendin e Shqipërisë

Shqipëria

Policia rrethon Kuvendin e Shqipërisë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 09:24
Policia rrethon Kuvendin e Shqipërisë

Policia ka forcuar masat e sigurisë para Kuvendit të Shqipërisë përpara protestës së paralajmëruar nga opozita.

Që në mëngjes, policia është vendosur kordon në një perimetër të gjerë rreth parlamentit si dhe ka vendosur gardh prej hekuri.

Mbështetësit e PD dhe LSI ndryshe nga herët e tjera u nisën drejt Tiranës me automjetet e tyre personale, që në orët e para të mëngjesit.

Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme. 

Ndërsa, deputetët mbërritën në Kuvend një orë më herët, raportoi Ora News. 

Sot pritet të betohen tre deputetët e rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni në Qarkun e Tiranës, Nimet Musai në Qarkun Fierit dhe Enda Koçiraj në Qarkun e Vlorës, duke e çuar numrin e e ligjvënësve të rinj në 14 në Kuvend.

Gjithsej sot në Kuvendin e Shqipërisë ndodhen 96 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat