10 vite në NATO, Leyla Moses-Ones: Shqipëria, hapa para

Shqipëria

10 vite në NATO, Leyla Moses-Ones: Shqipëria, hapa para

Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:02
Leyla Moses-Ones

Në një event të mbajtur në Tiranë me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO, ka mbajtur fjalën e saj edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Leyla Moses-Ones.

Ajo theksoi angazhimin e palëkundur të SHBA-ve ndaj aleancës, teksa përmendi disa prej sfidave me të cilat përballen sot në rang ndërkombëtar, duke veçuar terrorizmin si një nga rreziqet që duhet mposhtur e luftuar me çdo kusht, sikurse edhe Rusinë, për përpjekjet e kësaj të fundit për të minuar demokracitë perëndimore.

“Shqipëria ka dhënë kontributin e saj të vyer në aleancën ushtarake. Sigurisht që mbetet një shembull për t’u marrë nga të gjithë mes aleatëve”, tha Moses-Ones.

Sa i përket zhvillimeve në Shqipëri, ajo tha se shumë “reforma politike kanë ecur në drejtimin e duhur, por ka ende punë për të bërë për të garantuar sundimin e ligjit dhe drejtësi të barbartë për të gjithë”.

Pikërisht te Reforma në Drejtësi u ndal, duke kërkuar më shumë përparim, por këmbënguli se është e gabuar të thuhet se ajo po dështon.

“Ne mbështesim Shqipërinë në përpjekjet e saj, ndërsa Reforma në Drejtësi do të sjellë një sistem të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat