Nisen drejt Tiranës çifti i aksidentuar rëndë, 6 të plagosurit e tjerë në gjendje të qëndrueshme

Shqipëria

Nisen drejt Tiranës çifti i aksidentuar rëndë, 6 të plagosurit e tjerë në gjendje të qëndrueshme

Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:06
Ilustrim

Rritet bilanci i te plagosurve nga aksidenti i rende qe ndodhi paraditen e sotme, ku nje autobus ka përplasur një makinë në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. 

Autobusi eshte perplasur me një mjet tip ‘Volsvagen”, ku udhetonte nje cift te rinjsh, te fejuar, nga fshatrat e Tepelenës.

Mesohet se gruaja eshte plagosur dhe ndodhet ne gjendje te rende, po ashtu edhe i fejuari i saj.

Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, nderkohe qe policia ka nisur hetimet.

Gazetarja e “Panorama” ben me dije se ambulancat e Gjirokastrës ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje.

Raportimet e para në spital flasin për rreth 8 persona të plagosur që mendohet se do të trajtohen në spitalin e Fierit për shkak të afërsisë dhe pasi ky spital është më i specializuar për trajtimin e rasteve të rënda.

Tre të lënduar qëndruan në spitalin e Tepelenës, 4 u transportuan në Gjirokastër, ndërsa një grua ndodhet në reanimacion në Gjirokastër.

Nisen drejt Tiranës çifti i aksidentuar- Ndërkohë rreth orës 9:40, ka mbërritur helikopteri për të transportuar drejt Tiranës çiftin e aksidentuar që ndodheshin në makinë, pasi gjendja e tyre është më e rëndë se e të plagosurve të tjerë.

Informacion paraprak nga Policia

Në aksin rrugor  Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur  automjet “volkswagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës(shtetasi E.K) dhe pasagjeria (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat