Salianji: Po të duam, për dy minuta futemi në parlament

Shqipëria

Salianji: Po të duam, për dy minuta futemi në parlament

Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:28
Ervin Salianji

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji nga protesta përballë Kuvendit, në një prononcim për mediat tha se protestuesit dalin sot për rikthyer sovranitein e ndërsa shtoi se po të donin do të hynin në parlament për dy minuta.

“Banorët duan të rikthejnë sovarnitetin. Ne nëse do donin të hynim në parlament do të hynim për dy minuta. Gazi lotsjellës është si karamele”, u shpreh Salianji.

Disa banorë të ”Unazës së Re” dhe simpatizantët e PD-së të shoqëruar nga ish-deputeti demokrat Klevis Balliu kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë në zonën e pedonales.

Pasi kanë hasur në rezistencën e policisë ata kanë shamngur kalimin përmes pedonales dhe janë nisur të drejt Kuvendit pëmes rrugës kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat