U qëllua me bojë para betimit si deputet, reagon PS për Ralf Gjonin

Shqipëria

U qëllua me bojë para betimit si deputet, reagon PS për Ralf Gjonin

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:09
Kuvendi i Shqiperise

Vjen reagimi i parë nga radhët e Partisë Socialiste, lidhur me incidentin e sotëm, ku deputeti i ri Ralf Gjoni u qëllua me bojë të kuqe, sapo ishte nisur drejt Kuvendit, ku sot do të bënte edhe betimin.

Ka qenë ish-ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ai i cili ka reaguar nga foltorja e Kuvendit, ndaj incidentit dhe i është drejtuar Gjonit: “Mos u mërzit nga boja e kuqe sepse është ndarë nga boja e zezë. Ralfi mori të kuqen, kurse ata tjerët morën bojën e zezë. Ralfit i uroj suksese në këtë mandat”.

Pas incidentit, Gjoni foli i revoltuar, duke theksuar se nuk dihet i frikësuar, pas këtij akti.

“Një djalë po priste te kafja ngjitur me derën e shtëpisë. Sa dola një djalë çohet në këmbë dhe më afrohet dhe më hedh bojë me shiringë. Më frikësoi në fillim se ishte e papritur. Ai dhe ajo që e ka porositur këtë sjellje rrugësh, nuk frikësohem për këtë destabilizimi që përpiqen të mbjellin. Policia po bën verifikimet, unë do të betohem, s’kam ardhur për të marrë një rrogë të qelbur shteti, por të përfaqësoj ata shqiptarë që ndihen të papërfaqësuar në kuvend. Nuk do lejoj që emri im të keqpërdoret në interes të disa rrugeçërve. Mendoni se vij për t’i bërë fresk qeverisë?”, u shpreh Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat